Rama: Herceptina, medikamenti i kancerit të gjirit, falas
Të gjithë gratë dhe vajzat që vuajnë nga kanceri i gjirit do ta përfitojnë herceptinën, medikamentin jetik për këtë sëmundje, falas. Vendimin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në qytetin e Fierit.
Sipas tij, përveç 36 barnave të reja që do të rimbursohen nga shteti për njerëzit në nevojë, do të përfshihet edhe herceptina. Duke e cilësuar këtë vendim të rëndësishëm me impakt kombëtar, shtoi se lista e re të barnave të rimbursueshme është zgjeruar për të mbuluar më shumë nevoja.
“Tanimë do të përfitohet falas dhe do të mundësohet nga të gjitha spitalet publike. Nuk do të ketë më asnjë mungesë në trajtimin me këtë ilaç për gratë dhe vajzat”, u shpreh Rama.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.