Rama: Ndalohen pagesat e qirave për biznesin e vogël dhe familjarët që kanë mbetur pa punë si pasojë e Covid-19”
Një nga shqetësimet e atyre banorëve të cilët kanë humbur punën si pasojë e koronavirusit, ka qenë pagesa e qirave të banesave të tyre. Lidhur me këtë shqetësim ka reaguar sot kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, duke ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata që ndodhen në vështirësi, duke bërë me dije se do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë. Ndërkaq lidhur me të gjithë ata që kanë humbur punën në të zezë, kreu i qeverisë thekson se mund të përfitojnë nga kjo masë duke denoncuar punëdhënësin.
Postimi i plotë
‘’ME AKTIN NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA DO TË NDALOHEN PAGESAT E QERAVE NGA ANA E BIZNESEVE TË VOGLA DHE FAMILJARËVE TË REGJISTRUAR NË PUNË, QË KANË NDALUAR PUNËN PËR SHKAK TË LUFTËS!
KUSH KA HUMBUR PUNËN NË TË ZEZË DHE KA KËTË HALL, MUND TË PËRFITOJË NGA KJO MASË VETËM DUKE DENONCUAR PUNËDHËNËSIN!
QERADHËNËSIT DO TË NDALOHEN T’U KËRKOJNË PAGESËN MUJORE KËTYRE SUBJEKTEVE OSE DO TË PENALIZOHEN ME GJOBË SA PESËFISHI I VLERËS SË QERASË PËRKATËSE!
PËR ÇDO RAST PRESIONI NGA QERADHËNËSIT, SUBJEKTET QERAMARRËS TË DY KATEGORIVE TË MËSIPËRME, TË DREJTOHEN NË FAQEN ONLINE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE!
*kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.