Rama: Procesi i rindërtimit, i shpejtë: “Duhet të evitojmë karantinimin, respektoni masat”
Rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit ishte fokusi i konferencës javore të kryeministri Edi Rama me gazetarët. Kryeministri në lidhje me fondet e donatorëve tha se çdo gjë po ecën sipas planeve, dhe nuk ka asnjë vonesë.
“Unë nuk e di si mund të flitet për vonesë në këtë proces, por hiqe Turqinë që ka një eksperiencë gjigande me tërmetet dhe që ka struktura super të gatshme për tu hedhur menjëherë në punë dhe që ka një kuadër ligjor absolutisht unik për këtë punë dhe kërkoni kudo ku ka rënë tërmet në këtë kontinent dhe më gjeni një vend që ka bërë më shpejt se kaq.Faktikisht gjërat u dukën sikur po shkonin drejt një normalitet, që nuk ishte e vërtetë ën fakt dhe po e thonim në mënyrë të përsëritur që nuk ishte e vërtetë. “
Në lidhje me diskutimet për një mbyllje për shkak të numrave të lartë nga Covid 19, Rama tha se duhet të bëhet çmos që të evitohet mbyllja, prandaj është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat.
“Ne po bëjmë gjithçka dhe askush tjetër, askund nuk po bën asgjë më shumë. Është fatkeqësi e madhe dhe pjesë e fatkeqësisë një parti se pretendon të bëhet shumicë, prej shumë vitesh tashmë, dhe pretendimi ka rezultuar i tepruar dhe që do të qeverisë vendin pas 25 qershorit sikundër u lajmërua dje nga kryetari i PD në atë dilemën e tij mes shifrave. Spitalet janë larg të qënit në kolaps. Vetëm para dy ditësh është hapur COVID 3.”
Në lidhje me integrimin në BE, kryeministri tha se qëndrimi i Hollandës lidhet me zgjedhjet në atë shtet dhe jo me Shqipërinë.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.