Raporti i BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë do të ngadalësohet në 3 vitet e ardhshme
Rritja ekonomike e Shqipërisë në tre vitet e ardhshme do të jetë më e ngadaltë se sa në vitet 2018. Kështu thuhet në raportin ekonomik rajonal të Bankës Botërore, i cili u prezantua ditën e sotme, ku për vitin 2018 rritja ekonomike e kapërceu pragun e 4%.
Referuar raportit, ngadalësimi i ekonomisë do të ndikohet nja një sërë faktorësh të brendshëm e të jashtëm. Ritmi i rritjes potenciale është një nga faktorët që pritet të tërheqë rritjen ekonomike, ndjekur nga rreziqe të tjera që përfshijnë luftërat tregtare si dhe marrëveshjet gjeo-politike.
Ritmi i ngadaltë në ekonominë e vendeve të Bashkimit Europian po ashtu është një tjetër faktor që pritet të ketë ndikim negativ në ekonominë e vendit përgjatë tre viteve në vijim. Ndërkohë, pasiguria politike e krijuar në vend si dhe vonesa në reforma shihen gjithashtu si pengesa për rritjen ekonomike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.