Raporti i fundit/ Shkon në 13 numri i viktimave nga COVID – 19. Në total 243 të infektuar, 52 të shëruar
Mira Rakacolli, zv/Ministrja e Shëndetësisë, gjatë komunikimit të përditshëm të kësaj të marte ka njoftuar se numri i viktimave me COVID – 19 ka shkuar në 13, ku brenda 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një pacient 62 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 82 vjeçare nga Tirana.
Në total janë kryer edhe 145 teste, prej të cilave 20 raste kanë rezultuar pozitive, duke çuar kështu numrin total të të prekurve nga COVID – 19 në 243.
Zv/ministrja Rakacolli njoftoi se në shërbimin infektiv janë 77 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 8 janë në terapi intensive, ku 3 shtetas të prekur janë të intubuar, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në gjendje të stabilizuar. Nga ana tjetër, në spitalin e ri COVID – 2, ndodhet një pacient i shtruar me COVID – 19.
Megjithatë, sipas komunikimit zyrtar të zv/ministres Rakacolli, ka edhe një lajm të mirë që lidhet me numrin e pacientëve të shëruar, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 8 të tillë, duke çuar kështu numrin total të të shëruarve në 52.
Bilanci i COVID-19 ne Shqiperi, 31 mars 2020
Posted by RADIO TELEVIZIONI SCAN on Tuesday, March 31, 2020
Ndërkohë, shpërndarja gjeografike është përditësuar si më poshtë:
Tiranë 129 raste
Durrës 26
Lushnjë 4
Elbasan 5
Fier 23
Kavajë 4
Rrogozhinë 2
Korçë 15
Vlorë 5
Shkodër 8
Lezhë 5
Berat 1
Has 2
Krujë 5
Tropojë 4
Pukë 3
Mirditë 2
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.