Raporti në Kuvend, ERRU: Situata me furnizimin me ujë të pijshëm, problematike

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm vijon të mbetet problematike në shumë bashki të vendit. Në rang kombëtar qytetarët furnizohen me ujë 11.4 orë në ditë, shifra këto më të ulëta se vitet e kaluara.
Të dhënat u publikuan në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese gjatë raportimit vjetor të Kryetarit të Entit Rregullator të Ujit, Ndriçim Shani. Sipas tij, për të pasur një furnizim 24 orë me ujë të pijshëm duhen qindra milionë dollarë investime.
Nga ana e tyre deputetët kërkuan të dhëna për situatën e furnizimit me ujë kryesisht në zonat bregdetare gjatë sezonit të verës.
Nga të dhënat e publikuara nga Enti Rregullatori i Ujit, Korça, Bilishti, Pogradeci dhe Librazhdi janë qytetet që cilësohen si shembuj për furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm.
Florenc Drizari/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.