Regjistrimi i pasurive të paluajtshme në Malësi të Madhe/ Shpallet tenderi
Bashkia Malësi e Madhe ka shpallur tenderin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në fshatin Reç.
“Sistemi i vjetër Hipotekor (aty ku ekziston) do të mbyllet dhe të gjithë dokumentet e arkivuara sipas sistemit të jenë transferuar dhe arkivuar sipas sistemit të ri të regjistrimit. Mbyllja e Sistemit të vjetër të Hipotekës do të shoqërohet me krijimin dhe evidentimin e lidhjes mes dy sistemeve të arkivimit të dokumenteve” shkruhet në detajet e tenderit.
Sipas projektit, kohëzgjatja e procesit të Regjistrimit Fillestar do jetë jo më shumë se 6 muaj kalendarikë nga data e kontratës me subjektin privat fitues të Prokurimit Publik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.