Rektorët kërkojnë fonde – “Nuk janë rimbursuar ende tarifat e studentëve”
Më shumë fonde për universitetin, ka qenë kryefjala e kërkesës së disa rektorëve në vend përballë deputetëve të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Rektorët kanë mbështetur protestën e studentëve, ndërsa kanë nxjerrë në pah një sërë problematikash, si mosrimbursimin e tarifave të përgjysmuara të përcaktuara me VKM si dhe problematikën që sjell ligji i arsimit të lartë duke krijuar dy titullarë.
Lidhur me ligjin e arsimit të lartë, rektorët evidentuan se ai nuk është i harmonizuar me legjislacionin e përgjithshëm. Deputetët kanë adresuar një sërë pyetjesh ndaj rektorëve, të cilave do tu jepet përgjigje me shkrim. Ndërsa, ish Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nuk është bërë pjesë e asnjë diskutimi.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.