Rënie gurësh dhe degë pemësh nëpër rrugë – ARRSH informon mbi situatën e akseve kryesore (FOTOT)
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në zonën e Llogorasë si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie gurësh dhe degë pemësh në trup të rrugës.
Sipas njoftimit kontraktori i mirëmbajtjes me mjete dhe me punëtorë ka bërë pastrimin e nevojshëm si dhe po vazhdon aktualisht puna për pastrimin në të gjitha akset për të siguruar qarkullim normal.
ARRSH apelon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.