Rënie gurësh dhe inertesh si pasojë e shiut – ARRSH informon mbi situatën e akseve rrugore në vend
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar të cilat kanë vazhduar edhe gjatë natës, nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve.
Por sipas informacionit ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd ndaj grupet e patrullimit kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.
ARRSH njofton se Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve dhe u bën apel përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.