Reshje bore në Llogara – Balluku: Rruga është e hapur, asnjë problem për automjetet
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës kanë njoftuar se gjatë natës së mbrëmshme kanë rënë reshje të dendura dëbore në qafën e Llogarasë ndërsa temperaturat kanë arritur në nivelin e +2°C.
Sipas njoftimit të ARRSH kompania e mirëmbajtjes është në terren me mjetet borëpastruese.
Ndërkaq ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të reduktojnë shpejtësinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.