Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin – ARRSH informon mbi situatën e akseve!
ARRSH njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe bore por pa sjellë probleme me qarkullimin.
Sipas njoftimit në aksin Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh ka pasur reshje bore dhe për këtë arsye Kontraktorët janë në terren me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore për në zonat malore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.