Reshjet/ ARRSH informon për situatën e rrugëve: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
“Në Rajonin Jugor dhe në Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar. Kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore. Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimim e mjeteve. Është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit” njofton ARRSH.
ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.