Respektimi i protokollit të sigurisë – AKU realizon rreth 500 kontrolle dhe monitorime në 24 orët e fundit
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë realizuar 471 inspektime dhe monitorime në terren edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid gjatë cilave është kërkuar që nga çdo biznes të zbatohet përpikërish protokolli i sigurisë anti- covid, mbajtja e detyruar e maskave në ambiente të brendshme, higjienizimi i ambienteve dhe ruajtja e distancës fizike si e vetmja mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit.
Sipas njoftimit të AKU gjatë inspektimeve janë dhënë disa masa me paralajmërime nëpër biznese kryesisht për mos rinovim të librezave shëndetësore, analizave të ujit, si dhe mungesës së Planit 3D ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë gjatë ditës së sotme 16 mostra për monitorim të qumështit.
AKU vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.