Rikuperojnë valutat kryesore – Dollari dhe Paundi fitojnë ndjeshëm pikë kundrejt Lekut!
Monedha europiane ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e djeshme pasi blihet sot me 120.8 lekë dhe shitet me 121.4 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik ka fituar pikë kundrejt monedhës vendase teksa blihet sot me 144 lekë dhe shitet me 145 lekë në raport me dje.
Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës pasi blihet mëngjesin e sotëm me 07.2 lekë dhe shitet me 108.1 lekë krahasuar me ditën e hënë.
Franga zvicerane po ashtu ka shënuar rritje të vlerës pasi referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 115.7 lekë dhe shitet me 116.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.