Rilindja urbane – IKMT prish 32 objekte në Roskovec
Në kuadër të projektit “Rilindja urbane” Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot të prish disa objekte në Roskovec.
Në planin e IKMT janë për t’u prishur 32 objekte të madhësive të ndryshme, një dhe dy katëshe me funksione të ndryshme.
Operacioni parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që deri tani nuk është shënuar asnjë incident.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.