Rindërtimi, grante për Mirditën dhe Kavajën, Rama: Qeveria do të paguajë rreth 8 miliardë lekë për riparimin e dëmeve
Ka nisur dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në bashkinë e Mirditës dhe atë të Kavajës , të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, gjatë një konference ‘online’, me kryetarët e bashkisë Mirditë dhe Kavajë, është shprehur se qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD.
Ndërsa, Ahmetaj është shprehur se 1,208 familje në Kavajë dhe 177 familje në Mirditë përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.
Sipas Ahmetajt që nga fillimi i procesit të shpërndarjes së granteve janë 20 mije e 87 përfitues deri tani granti i miratuar nga shtetit për meremetimet te tre niveleve me vlerë 76 milion dollar nga 85 mln dollar te parashikuara për 24 mijë familje në total në të gjitha bashkitë.
“Shumë premtime janë të prekshme. Dua ta them se është një premtim i mbajtur dhe janë grand kesh qeveria po transferon me këto programe 80 milionë dollarë. Sot kanë 10 715 kontrata të nënshkruara nga kryetarët e Bashkisë. Kemi 143 shkolla që janë në proces ndërtimi,”
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.