Rritet pagesa për kontribute/ 9-mujori, nga skema u shpenzuam 5 mld lekë më shumë
Të ardhurat në skemën e sigurimeve shoqërore në 9 muajt e parë të vitit janë rritur me 2.4 miliardë lekë krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kjo ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të kontribuesve në skemë gjatë kësaj periudhe por edhe masës së kontribut.
Konkretisht, numri i kontribuesve është rritur me 6252 individë gjatë kësaj periudhe, ndërsa llogaritja është bërë mbi pagën minimale të rritur në 26 mijë lekë nga 24 mijë dhe në atë maksimale, në 114.6 mijë lekë nga 105.8 mijë lekë që ka qenë.
Si rrjedhojë gjatë këtij viti masa e kontributit për të vetëpunësuarit në qytet është rritur në 5980 lekë në muaj nga 5520 lekë që ishte një vit më parë.
Po ashtu edhe masa e kontributit për sigurimin vullnetar është rritur në 5600 lekë në muaj nga rreth 5184 që ishte një vit më parë.
Nga ana tjetër, në 9 muaj janë rritur edhe shpenzimet e skemës, të cilat kanë arritur në nivelin 92 miliardë lekë, apo 5 miliardë lekë më shumë se 9-mujori 2018.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.