Rritja ekonomike – Ahmetaj: Dikur dilte nga zyrat e qeverisë

Dikur, rritja ekonomike e vendit përcaktohej në zyrat e Këshillit të Ministrave. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha të martën se, në të shkuarën, kur ai ishte nëpunës i thjeshtë i administratës, rritja ekonomike dilte aq sa i duhej qeverisë. Ministri Ahmetaj nuk saktësoi kohën kur ndodhte një gjë e tillë, por, ashtu si çdo përfaqësues qeveritar para tij, tha se tashmë Instituti i Statistikave është një institucion profesional dhe i pavarur.
Instituti i Statistikave organizoi të martën një konferencë me temë forcimin e statistikave lokale në Shqipëri, ku u prezantua edhe nisja e projektit “Salstat”. Projekti i financiar nga qeveria zvicerane do të shërbejë për të ndërtuar regjistra statistikorë mbështetur në të dhënat administrative.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.