Rruga për në Lazarat – Rehabilitimi i plotë nis në vjeshtë
Në shtator nis rehabilitimi i plotë i aksit rrugor që lidh Gjirokastrën me Lazaratin. Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar po vazhdon punën për rehabilitimin e shtresave asfaltike në zonën e Jergucatit.
Ndërhyrje po kryhen edhe në zonën e varrezave të Gjirokastrës. Nga përmirësimi i infrastrukturës do të përfitojnë qindra banorë, ndërsa i jepet edhe një hov zhvillimit të turizmit në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.