Rruga që lidh Tepelenën me Vlorën, gati në shtator – Rama inspekton punimet: Do kthehet në një atraksion turistik për gjithë zonën
Kryeministri Edi Rama, bashkë me Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, ka inspektuar të enjten punimet në rrugën Dukaj-Sinanaj, që lidh bashkinë e Tepelenës me bashkinë e Vlorës. Ai tha se rruga do jetë funksionale në shtator dhe se do jetë një atraksion turistik. Rama ka dhënë një përgjigje edhe për zërat kritikë ndaj prokektit.
Ministrja e Infrastrukturës, tha se kjo rrugë do të ketë xhepa në 250 metra të saj me qëllim që të bëhen shkëmbime të makinës, por jo parakalime.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.