Rrugë e re në Malësinë e Madhe/ Bashkia shpall tenderin për fshatin Dedaj
Bashkia Malësi e Madhe ka shpallur një tender me fond 5.8 milionë lekë për sistemin asfaltimin e rrugës së Kronit, në Dedaj.
“Për hartimin e projektit të kësaj rruge në radhë të parë u inspektua gjendja ekzistuese e rrugës dhe të gjithë elementeve të infrastrukturës që lidhen me rrugën. Rruga ka qenë e shtruar me asfalt, por shtresat janë dëmtuar rëndë ose nuk ekzistojnë” specifikohet në detajet teknike.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 8 mars dhe ka një afat kohor për ekzekutim prej 30 ditësh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.