Sa energji elektrike prodhuan hidrocentralet shqiptare? Eksportet dhe importet e energjisë, përkeqësim me 23.7 %
Hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2021, prodhuan 1.047 Gwh nga 978 Gwh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2020, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 7,1 %.
Referuar të dhënave zyrtare të Instat, rezulton se hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 311 Gwh nga 292 Gwh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 6,7 %. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2021, ka pësuar një ndryshim me 23,7 % duke arritur vlerën negative prej 651 Gwh, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020 ku kishte nje vlerë negative prej 527 Gwh.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.