Sa këmbehen sot valutat kryesore?! – Paundi dhe Franga humbasin pikë ndërsa Euro e Dollari nuk ‘lëvizin’

Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme edhe këtë të mërkurë sikurse e dhe një ditë më parë teksa vijon të blihet edhe sot me 122.6 lekë dhe të shitet me 123.1 lekë.
Edhe Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të vlerës ditën e sotme pasi vijon të blihet sërish sikurse ditën e martë me 101 lekë dhe të shitet me 101.7 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ka pësuar rënie të kuotës mëngjesin e sotëm në raport më një ditë më parë duke u blerë këtë të mërkurë me 142 lekë dhe duke u shitur me 142.8 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar rënie të kuotës ditën e sotme krahasuar me ditën e djeshme teksa blihet sot më 112 lekë dhe shitet me 112.8 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.