Sa i rëndësishëm është universiteti për të qenë të suksesshëm?

Daymond John është njeri mjaft i suksesshëm. Ai është CEO dhe themelues i markës së veshjeve “Fubu”, investitor në “Shark Tank” që transmetohet në “ABC” dhe kohët e fundit ka nisur një biznes të quajtur “Blueprint + Co”.
Por për John-in, universiteti nuk ishte pjesë e ekuacionit.
“Nuk kisha para të mjaftueshme për të shkuar në universitet, prandaj më duhej të punoja si kamarier”, thotë John.
Ajo që kishte, ishte etja për sukses dhe vendosmëria. Për John-in, këto tipare kanë rezultuar shumë më fitimprurëse sesa një edukim tradicional.
Me amerikanët që kanë rreth 1.38 trilionë dollarë kredi studentore në fund të vitit 2017, shumë të rinj po rimendojnë nëse universiteti është një shpenzim i domosdoshëm.
Por John nuk e mbështet plotësisht këtë ide. “Diçka për t’u marrë parasysh”, thotë ai, ”janë dyert që mund të të hapë universiteti”.
“Shumica e punonjësve të mi kanë ardhur nga universiteti,” thotë John, “sepse unë pranoj praktikantë nga shkollat, të cilët më pas “ua kalojnë” edhe punëtorëve aktualë, kështu që shumica e tyre punësohen. Ata nuk do e kishin këtë mundësi nëse nuk do të ndiqnin universitetin”.
“Pra, njerëzit që e shmangin universitetin duhet të nxitojnë të përfitojnë nga mundësi të tjera rreth tyre”, shton ai,” nëse nuk keni mundësi për të ndjekur universitetin, do të ishte mirë të shfrytëzonit libraritë ose internetin. Gjeni çdo burim diturie dhe shfrytëzojeni”.
Kur duhet t’i përgjigjet pyetjes kryesore, John shprehet: “A duhet të ndiqni universitetin? Absolutisht po, nëse është e mundur. A është domosdoshmëri? Jo.”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.