Shënohet një tjetër viktimë në vend/ Shkon në 5 numri i të vdekurve
Një tjetër viktimë është shënuar, gjatë mëngjesit të sotëm, ku një pacient 61-vjeçar ndërroi jetë. Pacienti i konfirmuar me COVID-19, i shtruar në spitalin Infektiv, ndodhej në terapi intensive, i vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht ndihmës së mjekëve, pasi sipas tyre, 61-vjeçari nga Tirana kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.