Shërbimi konsullor online, Rama: Ulim kostot dhe bashkojmë shqiptarët
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit pritet të kenë lehtësira në aplikimet për pasaporta dhe ulje të kostove në marrjen e shërbimeve të ndryshme konsullore.
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit të ri në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, tha se 36 shërbime kosullore online ofrojnë procedura të thjeshta për qytetarët. Rama foli edhe për mundësinë e votimit të emigrantëve, por që kjo të realizohet sipas tij, duhet që më parë qytetarët të regjistrohen.
Nga ana e tyre ministrat Bushati dhe Harito prezantuan projektet për dixhitalizimin e shërbimeve që sipas tyre, do të krijojnë lehtësira për qytetarët dhe më pak shpenzime.
Pjesa më e madhe e shërbimet online ofrohet në portalin e-Albania, si dhe në faqet zyrtare të ministrive dhe institucioneve përkatëse.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.