Shërbimi më i ri për bizneset- Çfarë është ‘matrica online’
Risia më e fundit për bizneset vendase vjen nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, i cili ka vendosur në dispozicion të punëdhënësve dhe inspektorëve, matricën e re online e cila i mundëson të dyja palëve të testojnë zbatimin e dispozitave të ligjit të punës.
Më anë të këtij shërbimi ata do të mund të denoncojnë çdo abuzim apo mungesë korrektësie dhe të informohen në kohë reale mbi procedurat.
‘Matrica’ ka si qëllim sigurimin e transparencës së vendimmarrjes së inspektorëve të punës si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me bizneset. Ky format testimi ofrohet për çdo subjekt, i cili pas ballafaqimit me informacionin mbi situatën e tij në lidhje me zbatimin e legjislacionit të punës, të ketë mundësinë e vetëkorrigjimit.
Kjo është një mënyrë shumë efektive për të shmangur abuzimet me ligjin. Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e krijuar posaçërisht për këtë qëllim www.inspektoriatipunes.gov.al/sq.
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.