Sheshi’ Shqiponja’/ Balluku: Po përgatitemi për hapjen e tunelit nr.3
Gjatë ditës së djeshme Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku vizitoi kantierin e rreth rrotullimit te sheshi shqiponja ku njoftoi hapjen për qarkullimin e automjeteve të tunelit të katërt.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare Balluku ka bërë me dije se pas hapjes së tunelit nr 4 në sheshin Shqiponja, “po përgatitemi për hapjen e tunelit 3, i cili do të akomodoj fluksin e automjeteve nga Durrësi drejt Tiranës, duke lehtësuar kështu trafikun e rënduar.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.