Shifrat e infektimeve vazhdojnë të vendosin rekorde në 24 orët e fundit, MSH: “105 të shëruar dhe 4 humbje jete”
Shifrat e koronavirusit vijojnë të rriten sërish teksa është shënuar një tjetër rekord të infektuarish këtë të mërkurë. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 396 raste të reja nga 1,725 testime të kryera.
Fatkeqësisht, 4 persona të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar në 536 numrin total të viktimave. Aktualisht në spitale janë të shtruar 338 ku 13 persona janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 11.578.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet, 3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.