Shitblerja e bizneseve – Seminar ndërkombëtar në Tiranë
Përfaqësuesit e 27 autoriteteve të konkurrencës nga Europa dhe Azia u mblodhën të martën në Tiranë, në një seminar ku u diskutua rreth kontrollit të përqendrimit në tregje.
Kryetarja e Komisionit të Konkurrencës, Juliana Latifi, tha se shitblerjet e bizneseve në një ekonomi gjithnjë e më të globalizuar kanë ndikime që shtrihen përtej kufijve të një vendi.
Kjo është edhe arsyeja që këto procese kërkojnë koordinim dhe këmbim informacioni mes Autoriteteve të Konkurrencës në vende të ndryshme.
Aktiviteti u organizua nga Qendra Rajonale për Konkurrencën, një projekt i përbashkët mes Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Autoritetit të Konkurrencës në Hungari.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.