Shkëmbimet tregtare me Kosovën – Prodhuesit e dy vendeve kërkojnë heqjen e pengesave
Bashkimi i prodhuesve shqiptarë sebashku me Klubin e prodhuesve të Kosovës i kërkuan qeverive të krijojnë mundësitë për lehtësimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Në takimin e zhvilluar mes përfaqësuesve, Presidenti i bashkimit të prodhuesve shqiptarë, Filip Gjoka, bëri një apel për politikën: Kreu i klubit të prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha theksoi se marrëdhëniet tregtare nuk e arrijnë potencialin e duhur, ato janë vetëm 200 milionë euro në vit ndërkohë që mund të jenë mbi 500 milionë euro në vit.
Për arritjen e këtyre potencialeve, Panxha radhiti disa kërkesa. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, kërkoi që në mbledhjen e dy qeverive, në 26 nëntor të merren parasysh kërkesat e prodhuesve dhe po ashtu të jenë të pranishëm në këtë takim edhe përfaqësues të këtij sektori.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.