Shkëmbimet tregtare, sa eksporton dhe sa importon Shqipëria në Maqedoni? Importe, më shumë se me Kosovën

Eksporti i mallrave nga Shqipëria është rritur me 16.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, importet kanë shënuar një rritje me 10.5 për qind, krahasuar me një vit më parë, që ishin 7.6 për qind.
Në listën e vendeve të rajonit, Maqedonia rezulton se është një ndër vendet ku Shqipëria eksporton dhe importon mallra të ndryshme konsumi në një nivel të ulët, raporton portali SCAN.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë shtatorit të këtij viti Shqipëria ka rritur eksportet drejt Maqedonisë me 141 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një vitit më parë. E në periudhën janar-shtator 2017, rezulton se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja e eksportëve shkon në 2.2 miliardë lekë më shumë.
Ndryshe nga eksportet, importet kanë shënuar lëvizje më të vogël por që gjithsesi mbeten në një nivel më të lartë se me Kosovën.
Referuar të dhënave të tregtisë së Jashtme të INSTAT, rezulton se gjatë shtatorit të këtij viti, importet nga Maqedonia kanë shënuar një rritje prej 67 milionë lekësh. Ndërkohë, në periudhën janar-shtator 2017, rritja rezulton me 700 milionë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Maqedonia mbetet një nga vendet e rajonit me të cilat Shqipëria ka nivelin më të ulët të shkëmbimeve tregtare.
Tregtia e mallrave në Maqedoni
Eksporte/lekë
Shtator 2016/ 604 milionë
Shtator 2017 / 745 milionë
Diferenca/ rreth 141 milionë më shumë
Jan–Sht 2016/ rreth 4.6 miliardë
Jan – Sht 2017/6.4 miliardë
Diferenca rreth 2.2 miliardë më shumë
Importe/lekë
Shtator 2016/ 839 milionë
Shtator 17/906 milionë
Diferenca rreth 67 milion më shumë
Diferenca rreth 106 milionë më shumë
Jan–Sht 2016/ 5.6 miliardë
Jan – Sht 2017/6.3 miliardë
Diferenca rreth 0.7 miliardë më shumë
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.