Shkencëtarët krijojnë disa pika për sytë që mund të riparojnë dëmtimin e syve dhe t’i bëjnë syzet të panevojshme

Shkencëtarët në Institutin e Nano-teknologjisë dhe Materialeve të Avancuara të Universitetit Bar-llan, në Izrael pretendojnë se kanë krijuar disa pika revolucionare që mund të shërojnë sytë e dëmtuar dhe të përmirësojnë vizionin.
I përshkruar si një koncept i ri për korrigjimin e problemeve të forta këto pika janë testuar deri më tani në derra me sy të dëmtuar.
Gjatë një prezantimi të kohëve të fundit Dr. David Smadja tha se këto pika kanë rregulluar shikimin e derrave si për larg ashtu edhe për afër.
Testimi klinik te njerëzit është planifikuar të fillojë pas këtij viti dhe kërkuesit përgjegjës për projektin janë të bindur se këto pika do të bëjnë të mundur edhe eliminimin e syzeve.
Dr. Smadja thotë se pikat nuk do të ndryshojnë tërësisht vetëm trajtimet oftamologjike dhe optometrike të pacientëve me miopi, hyperopia dhe kushte të tjera të forta, por gjithashtu të zëvendësojnë lentet multifokale, duke i lejuar njerëzit të shohin objekte nga distanca të ndryshme.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.