Shpejtësi 150-160 km në orë dhe alkool/Policia Rrugore në Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan (VIDEO)
Policia Rrugore njofton se ka bllokuar 12 leje drejtimi për tejkalim shpejtësisë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan. Po ashtu, dy drejtues të tjerë janë arrestuar sepse ngisnin mjetin në gjendje të dehur.
“Kontroll me radar dhe drager, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara, e cila cënon rëndë sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës. Vijojnë kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë, drejtimit të mjetit pas përdorimit të alkoolit dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve. 150 km/h – 161 KM/h në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durrës -Tiranë. Kënaqësi ! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është absolutisht rrezik potencial për aksident rrugor” shkruhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, edhe pse Unaza e Madhe është disiplinuar në raport me shkeljet të cilat e kishin kthyer atë në një segment mjaft problematik për sigurinë, kontrollet vijojnë në mënyrë permanente në këtë segment dhe rrugë të tjera me problematikë të ngjashme.
“Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë , dhe aparatin alkool testues, në 5 orë, në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 150 km/h – 161 km/h, si dhe janë arrestuar në kushtet e flagrances dy drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur” njofton Policia.
SCAN
Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-TiranëKontroll me radar dhe drager, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijne si rezultat i shpejtësise mbi normat e lejuara, e cila cënon rëndë sigurinë e te gjithe perdorueseve te rruges.Vijojnë kontrollet👮♂🚔 parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë, drejtimit te mjetit pas perdorimit te alkoolit dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.150 km/h – 161 KM/h në rrugen Interurbane kryesore Tiranë-Durrës -Tirane. Kenaqesi ! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është absolutisht rrezik potencial per aksident rrugore🚑.Edhe pse unaza e madhe eshte disiplinuar ne raport me shkeljet te cilat e kishin kthyer ate ne nje segment mjaft problematik per sigurine, kontrollet vijojne ne menyre permanente ne kete segment dhe rruge te tjera me problematike te ngjashme.Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë 📸, dhe aparatin alkool testues, në 5 orë, në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 150 km/h – 161 km/h, si dhe jane arrestuar ne kushtet e flagrances dy drejtues mjetesh, te cilet jane konstatuar duke drejtuar mjetet ne gjendje te dehur.Drejtues mjetesh: Rruga 🛣është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës🚑. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bej statistike 🚑. familja ka nevoje për TY , jo për videot e tua ku reklamohet shkelja e rregullave si model sjellje 🙏
Posted by Policia e Shtetit on Saturday, February 8, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.