Shpërblimet për pensionistët dhe kategoritë e veçanta – Zbardhen vendimet
Në Fletoren Zyrtare janë publikuar vendimet për shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe kategoritë e veçanta.
Për të gjithë personat që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social do të shpërblehen me 3 mijë lekë.
Ndërsa përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë përfitojnë kompensimin financiar në masën 2 000 (dy mijë) lekë, të ndarë sipas këtyre kategorive: Familje, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike; Familje, të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, si dhe individët me status të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe individë me statusin e të verbërit.
Vendimet e plota:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.