Shqipëria po projekton të ndërtojë 2 terminale gazi,njëri nëntokësor dhe tjetri në bregdet. Deklarata e ministres Balluku
Shqipëria po projekton të ndërtojë dy terminale për gazin e lëngshëm. Njëri terminal parashikohet të jetë nëntokësor ndërsa tjetri të ndërtohet në bregdet. Kjo u bë e ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë fjalës së mbajtur në seminarin me temë “Mbi Teknologjinë e Gazit të Lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen e tij me kontejnerë në Europën Qendrore dhe Lindore”.
Ky seminar u organizua nga Departamenti Amerikan i Energjisë dhe Shoqata e Energjisë së Shteteve të Bashkuara, raporton SCAN.
Ministrja tha se Shqipëria po përgatitet për tregun e gazit pasi ky i fundit paraqet një burim alternative furnizmit dhe një ndër komponentët e mastrëplanit është edhe sistemi i depozitimit të energjisë.
SCAN
LIVE📽- Seminar me temë “Mbi Teknologjinë e Gazit të Lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen e tij me kontejnerë në Europën Qendrore dhe Lindore” (Workshop on Small-Scale and Containerized Liquefied Natural Gas Deployment in Central and Eastern Europe), organizuar nga Departamenti Amerikan i Energjisë dhe Shoqata e Energjisë së Shteteve të Bashkuara
Posted by Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë on Tuesday, February 4, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.