Shtohen mashtrimet financiare përmes internetit – Policia: Kujdes me të dhënat bankare

Policia e Shtetit konstaton se kohët e fundit ka patur një rritje të numrit të mashtrimeve të kryera përmes internetit.
Nën shënjeshtrën e këtyre mashtrimeve janë vendosur qytetarët, të cilëve u vidhen fondet e llogarive bankare përmes ekspozimit të të dhënave të tyre në mjediset e jetës së përditshme, por edhe kur marrin kërkesa gjatë kohës që lundrojnë në internet.
Për të mos rënë pre, struktura e specializuara për Hetimin e Krimeve Kompjuterike japin këto këshilla:
“Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme nga ato që i kryeni zakonisht, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi (telefon, faks etj.) nëse llogaria e re i përket vërtetë partnerit tuaj tregtar.
Gjithashtu kujdes duhet të bëhet me dhënien e kodeve të hyrjes për llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë”.
Sipas policisë, nuk duhet të neglizhohet asnjë rast i dyshuar nga qytetarët. Policia e Shtetit shprehet e gatshme për të ndihmuar qytetarët dhe subjektet private për çdo paqartësi, duke u drejtuar pranë strukturave të saj.
Mënyra më e sigurt në përdorimin e llogarive tuaja të e-banking janë shfrytëzimi i aplikacioneve zyrtare për celular që lëshojnë vetë bankat. Nëse jeni klient i Credins Bank, mos harroni të shkarkoni aplikacionin në linkun e mëposhtëm.
https://play.google.com/store/apps/details?id=cy.com.netinfo.netteller.credins&hl=en
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.