“Shuplakat” e Ramës për PS-në – Më shumë përgjegjshmëri për zhvillimin ekonomik e social
Më shumë rëndësi duhet ti kushtohet mënyrës se si jepen paratë për tenderat në infrastrukturë, në mënyrë që puna të përfundojë pa kosto shtesë. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Kryeministri duke ju referuar të dhënave për turizmin në muajin gusht, që siaps tij tregojnë një rritje me 27 për qind, premtoi edhe një herë ndërtimin e aeroporteve. Sipas Ramës hapja e aeroporteve në Vlorë, Sarandë dhe Kukës do të ndikonte në rritjen e ekonomisë.
Jashtë fokusit të fjalës së tij, Kryeministri Rama nuk ka lënë as propozimin e Lulzim Bashës, për vetting në politikë, që e ka cilësuar si një moment pozitiv.
Por kryeministri nuk ka rënë dakord me të gjitha akuzat dhe pretendimet e opozitës sa i përket situatës së krimit në vend, duke bërë krahasime me vite e mëparshme. Sipas Ramës kriminaliteti në vend është ulur, por ka ende shumë për të bërë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.