Si do të jetë koha ditën e Premte – SHMU: Reshje shiu të izoluara dhe mot i paqëndrueshëm
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ndërsa reshjet e izoluara të shiut gjatë mesditës me intensitet të ulët do të përfshijnë veriun dhe qendrën e vendit.
Sipas njoftimit dëborë e dobët parashikohet në lartësitë mbi 800m në veri ndërsa era parashikohet të fryjë verilindje-perëndim e lehtë e hera-herës mesatare kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -3°C deri në 9°C
zonat e ulëta 1°C deri në 14°C
zonat bregdetare 3°C deri në 14°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.