Si duket Terminali i ri i autobuzëve në Tiranë/Ku janë transferuar linjat e jugut, Durrësit dhe veriut (FOTOT)

Tashmë, të gjitha linjat e autobuzave ndërqytetase të zonës Jug, Durrës dhe Veri, janë transferuar në Terminalin e ri Fundor, në afërsi të mbikalimit “Casa Italia” në rrugën “Kastriotët”.
“Në këtë terminal ju ofrojmë shërbim cilësor, shumë më tepër hapësirë dhe standarte të larta për të gjithë udhëtarët!” njofton “Tirana Parking”.
Më parë terminali për linjat e autobuzave ndërqytetase të zonës Jug, Durrës dhe Veri ishte pranë sheshit Shqiponja. Transferimi i terminalit i hap rrugën punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.