Si përfitohet 4 mijë lekëshi i COVID-19? – Hapat që duhet të ndjekin bizneset për të marrë pagesën për çdo punonjës
Një sërë ndërmarrjesh në sektorin e prodhimit, të cilat zbatojnë protokollet e sigurisë, në kuadër të parandalimit e të kontrollit të pandemisë Covid – 19, kanë të drejtë të përfitojnë mbështetje financiare nga shteti prej 4 mijë lekësh për secilin të punësuar. Pra nëse një biznes ka 200 të punësuar, shuma totale që përfiton është 800 mijë lekë. Por çfarë hapash duhet të ndjekin bizneset? Duke qenë se një sërë biznesesh kanë hasur vështirësi, SCAN sqaron procedurën hap pas hapi. Aplikimi bëhet nga e-filing, taku tatimpaguesi duhet të plotësojnë fushat përkatëse të kërkuara.
Konkretisht në menu-në Kontabilitet/NdihmaFinanciare është shtuar një buton i tretë ‘Krijo kërkesë për paketën e katërt. Me përzgjedhjen e këtij butoni, krijohet kërkesa për përfitimin nga kjo paketë. Nëse tatimpaguesi nuk është përfitues, do të njoftohet me mesazh. Ndërsa pjesa tjetër duhet të krijojë dhe dorëzojë vetëm një kërkesë për këtë paketë, duke qenë se shuma është e përllogaritur.
Në formatin e gatshëm të kërkesës, ndërmarrjet duhet të deklarojnë, NIPT-in e përkatës, numrin total të punonjësve; bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare dhe IBAN-in e llogarisë bankare. Ndërmarrjet mund të përfitojnë vetëm për të ë punësuarit, të cilët figurojnë në listë pagesat e përditësuara të tatimpaguesit, për muajin Qershor 2020, të dorëzuara përpara datës 09.11.2020. ndërsa përjashtohen nga mbështetja financiare ndërmarrjet, të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit dhe që nuk kanë dorëzuar deklaratën vjetore për vitin 2019 të tatim fitimit ose tatim i thjeshtuar mbi fitimin.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.