Si të fitoni besimin e të tjerëve? Këshilla nga një ekspert i FBI-së
Besimi është një nga virtytet më të vlefshme midis njerëzve. Pa atë nuk mund të krijoni marrëdhënie të mira me askënd.
Besimi është një marrëdhënie bilaterale. “Ekzistojnë dy dimensione se si njerëzit zgjedhin t’i besojnë njëri-tjetrit. Ekziston një vendim paraprak, i pavetëdijshëm, automatik, Dhe një vendim i vetëdijshëm, i ngadaltë”, tha Robert Hurley, profesor i menaxhimit në Universitetin Fordham dhe autori i “Vendimi për të besuar”.
Një e vërtetë e thjeshtë për të gjithë njerëzit që duhet të mbani në mend është: ne të gjithë kemi nevojë për lidhje, ne kujdesemi thellësisht për veten, duam të ndihemi të rëndësishëm, dhe na pëlqejnë dhe besojmë gjërat e njohura. Këto ide janë baza themelore për krijimin e raporteve me pothuajse të gjithë.
Robin Dreeke është themeluesi i ‘People Formula’, dhe ish-drejtuesi i Programit të Analizës së Sjelljes së FBI.
Në librin e tij “Nuk është gjithçka për” Unë”, ai zbulon se vendosja e kufizimeve artificiale të kohës është mënyra më e mirë për të filluar një bisedë me një të panjohur.
“Pasi të keni trajtuar ankthin e fillimit të një bisede dhe të keni vërtetuar qartë se nuk keni ndërmend të merrni gjithë kohën e tyre, duhet ta bëni të panjohurin të ndihet i sigurt. Teknika më e mirë joverbale që mund të përdorni për t’u dukur më i këndshëm është të buzëqeshni.”, thotë Dreeke
Ju madje mund të përputhni mimikulacionet dhe xhestikulacionet e personit që keni përballë me ato tuajat, pasi nënndërgjegjes sonë i pëlqen familjariteti.
Ju gjithashtu mund të projektoni besimin në një bisedë duke bërë kontakt me sytë rreth 60 deri në 70% të bashkëveprimit tuaj me dikë.
Nëse doni të tingëlloni më i besueshëm, pasi të filloni të flisni, flisni ngadalë. Personat që flasin ngadalë janë më të pëlqyeshëm.
Tjetër këshilli është që ju duhet të dëgjoni më shumë seç flisni. Dëgjimi është mënyra më e thjeshtë për të marrë besimin e të tjerëve. Ju duhet të inkurajoni të tjerët që të tregojnë historitë e tyre.. Bëni ata të ndjehen të rëndësishëm, pasi kjo ju jep më shumë besueshmëri.
Jini kuriozë dhe bëni pyetje të hapura. Njerëzit që bëjnë më shumë pyetje, dhe në mënyrë specifike pyetje të hapura, gjatë një bisede, perceptohen si më të pëlqyeshëm, sipas hulumtimit të Universitetit Harvard. Sigurohuni që në fund të bisedës personi që kishit përballë të dalë mirënjohës dhe me shpresën se do t’iu takojë sërish.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.