Si t’i shijoni pushimet në mënyrë maksimale e të riktheheni në punë më produktivë se kurrë?
Tashmë që moti është ngrohur po afrojnë vijnë edhe pushimet e shumëpritura nga gjithsecili. Por shpeshherë pushimet mbarojnë kaq shpejt dhe ju riktheheni në punë edhe më të stresuar se më parë.
Në fakt ekzistojnë disa mënyra të cilat mund t’i përdorni për të goditur stresin dhe për të rimarrë me ndjenjën e rifreskimit në mënyrë që të riktheheni në punën tuaj më produktivë se kurrë më parë.
“Ka shumë dëshmi mjekësore që sugjerojnë se jetojmë në një gjendje stresi dhe hormonesh për shkak se jemi aq të arritshëm dhe gjithmonë vigjilent në rrjete sociale e me teknologji të ndryshme”, tha Dr. David Greenfield, profesor klinik i psikiatrisë në Universitetin e Shkollës së Mjekësisë së Konektikatit.
Detokset digjitale, thotë Greenfield mund të ndihmojnë në zvogëlimin e këtyre niveleve të stresit dhe të inkurajojmë trurin dhe trupin tuaj të çlirohen, qoftë edhe duke larguar telefonin nga vetja juaj.
“Disa njerëz preferojnë t’i fikin të gjitha gjatë kohës që janë pushim, ndërkohë që të tjerë zgjedhin forma të tjera nga më të ndryshmet, por nuk ka rëndësi se çfarë forme zgjidhni, e rëndësishme është që të rrini larg punës dhe të bëni të gjitha aktivitetet që ju bëjnë të ndihemi mirë.
Për disa njerëz, thjesht vendosja e disa kufijve është edhe më e mirë se marrja e disa kohëve pushim. Ata në këtë mënyrë arrijnë të jenë produktivë dhe efektivë”, shprehet Dr. David Ballard.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.