Si t’i “shpëtojmë” varësisë për bukë? – Sharka: Ka dy rrugë kryesore, emergjencë ndërhyrja
Pasojat e prodhura nga lufta Rusi-Ukrainë sa i takon furnizimit me drithra dhe luhatjes së çmimeve nga tregjet e huaja, duhet të vendosin në lëvizje Ministrinë e Bujqësisë për të ndërmarrë politika emergjente me qëllim nxitjen e prodhimit vendas. I këtij mendimi është Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Edurad Sharka, i cili në një interviste për TV SCAN sugjeron një skemë tërësisht të re për mbështetjen e fermerëve në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, Sharka sugjeron subvencionin në bazë të njësisë së prodhimit dhe garancinë për blërjen e produktit.
Më shumë se gjysma e konsumit të drithrave në vend sigurohet nga importi, dhe mbyllja e tregjeve të huaja ka sjellë probleme në furnizim dhe cmime më të larta. Tashmë Shqipëria importon vetëm nga Serbia.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.