Siguria u “delegohet” hoteleve – Operatorët turistikë kërkojnë vendosjen e yjeve
Ndërsa vitin e kaluar e ka cilësuar si sukses sa i takon sigurisë në plazhe, këtë vit, Ministri i Turizmit kërkon edhe ndihmën e drejtuesve të hoteleve që të menaxhojnë plazhet në zonat ku operojnë, në mënyrë që të mos ketë incidente.
Gjatë një një takimi me sipërmarrës turistikë dhe përfaqësues të shoqatave të hotelerisë, ministrit Klosi i është kërkuar të përshpejtohet klasifikimi i hoteleve, duke vendosur yjet sipas standardeve të ofruara. Por përgjigjja edhe për këtë sezon ka qenë negative.
Ndërkaq, operatorët në fushën e turizmit kanë ngritur edhe një sërë shqetësimesh që nga kualifikimi i stafeve e deri tek papastërtia dhe puna më e shtuar që duhet të bëjë pushteti vendor.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.