Sikurse njerëzit, edhe qentë kanë nevojë për pushime – Kjo është arsyeja!

Edhe nëse ju nuk keni nevojë për disa pushime, qeni juaj me siguri ka.
“Qentë ndihen të tej lodhur dhe disa pushime janë mënyra më e mirë për të lehtësuar stresin, si për qentë ashtu edhe pronarët.
Graeme Hall, një trajner qensh dhe prezantues i shfaqjes televizive britanike “Dogs Behaving Badly” tha për Daily Mail se ashtu si ne edhe qentë kanë nevojë për pushime herë pas here.
Pushimet nuk paraqesin vetëm mundësi për kohë cilësore e sociale që është dhe dëshira kryesore e qenit tuaj por mund të ndihmojë qentë e vështirë të mësojnë të sillen ndryshe.
Qentë, ashti si edhe njerëzve mund t’u iki truri po të mbahen në të njëjtin mjedis për një kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë një reagim shumë të madh të tyren dhe sjellje jo të mirë.
Një mjedis i freskët mund të ndihmojë pronarët të ripërtërijnë kafshët e padisiplinuara.
Futja e rutinave të reja, truket ose trajnimi kur pronarët kanë më shumë kohë të lirë (si në pushime) mund të ndihmojnë qentë të mësojnë më shpejt, tha Hall.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.