Sistemi i monitorimit të hidrovoreve – Ministria e Bujqësisë shpall tenderin. Fondi dhe detajet
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender me fond 68.8 milionë lekë në Agjencinë e Prokurimit Publik. Ky projekt konsiston në mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit me kamera të hidrovoreve, për Ministrinë e Bujqësisë.
Sipas specifikimeve të dokumentacionit bashkangjitur tenderit, kjo procedurë, e cila do të konsistojë në një kontratë 2 vjeçare me subjektin fitues, vjen për shkak të problemeve të njëpasnjëshme që sistemi mund të paraqesë.
Shërbimet që sistemi kryen, referuar detajeve, është si më poshtë:
- Regjistron dhe ruan imazhet për 15 ditë
- Regjistron njëkohësisht imazhet lokalisht në NVR dhe në qendrën e kontrollit
- Lejon regjistrimin e pamjeve edhe mbi bazë eventesh të paraprogramuara.
- Garanton administrimin e pamjeve reale dhe atyre të regjistruara nëpërmjet një softëare.
- Garanton pamje në kohë reale te ambienteve të monitoruara (neper Hidrovore dhe ne Ambjentet qendrore të Ministrisë), 24 orë në ditë, për 365 ditë të vitit
- Lejon që në të njëjtën kohë të bëhet vëzhgimi real, regjistrimi i imazheve si dhe playback i pamjeve të regjistruara më parë.
- Është në autodiagnostikim të përhershëm për të zbuluar problemet e mundshme dhe korrektimin e tyre.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik vjen në një kohë që vendi ka pasur përmbytje të vazhdueshme.
Jenida Vladi/ SCAN
Lexo edhe:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.