Skema IDEA-Grant – 43 sipërmarrës përfitojnë mbështetje financiare
Zv/Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së granteve për 43 sipërmarrës, prej të cilëve 15 gra.
Sipas njoftimit sipërmarrësit kanë përfituar nga skema IDEA-Grant e financuar nga GIZ dhe e implementuar në bashkëpunim me MFE. Projekti mundëson trajnim dhe mundësi pjesëmarrje në një proces konkurrimi për mbështetje financiare për biznese ekzistuese, biznese të reja, dhe start-up-e në Shqipëri në fushën e turizmit, teknologjisë së informacionit, bujqësisë, zejtarisë, agro-përpunimit, dhe jo vetëm.
Njoftimit tha se projekti IDEA synon rritjen e mundësive për vetëpunësim të të rinjve të moshës 19-34 vjeç, dhe integrimin e emigrantëve të kthyer në vend në tregun e punës. Gjithashtu, është pjesë e programit ProSEED- marrëveshje me qeverinë gjermane me qëllim nxitjen e punësimit për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në Shqipëri.
Për tu njohur më shumë me projektin në fjalë dhe kushtet e aplikimit ju vjen në ndihmë linku më poshtë: financa.gov.al
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.