SME-të, duhen ndërhyrje urgjente – Ibrahimaj: Informalitet i lartë, profesionalizëm i ulët. Strategji për rritjen e investimeve
Në mbledhjen e Këshillit te Investimeve, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj theksoi domosdoshmërinë për ndërhyrje të menjëhershme në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Sipas saj, treguesit e këtij sektori janë aktualisht janë larg pritshmërive, me informalitet të lartë, cilësi të ulët profesionalizmi e me eksporte që nuk e kalojnë masën 3.1% të totalit, ndërkohë që ato përbëjnë 99% të ndërmarrjeve në vend.
Në takimin e Këshillit te Investimeve ishin te pranishëm përfaqësues te Qeverisë, përfaqësues te komunitetit te biznesit dhe te agjencive shumëpaleshe.
Vëmendja e takimit u fokusua te përmirësimi i nivelit të Ndërmarrjeve të vogla e të mesme në mënyrë që ato të rrisin konkurrueshmërinë e të thithin investime.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.